Komisionarja për Zgjerim në Bashkimi Evropian, Marta Kos, ka dërguar një paralajmërim të fortë ndaj gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke sinjalizuar rrezikun real të humbjes së mbi 700 milionë eurove nga Plani i Rritjes për shkak të dështimit në zbatimin e reformave.
Sipas burimeve brenda Komisioni Evropian, letra e dërguar më 17 prill në kryeqytetet e rajonit përbën një sinjal alarmi për stagnimin reformues dhe mungesën e seriozitetit institucional. Mesazhi është i qartë: fondet nuk janë të garantuara, por të kushtëzuara drejtpërdrejt me rezultate konkrete.
Pavarësisht afateve të përcaktuara dhe mundësisë së shtyrjes përmes periudhës “grejs”, shumë vende nuk kanë arritur të përmbushin obligimet bazë. Afati kritik për një pjesë të reformave përfundon më 30 qershor, duke e bërë situatën urgjente dhe me pasoja të menjëhershme financiare.
Sipas të dhënave, humbjet potenciale janë të konsiderueshme dhe zbulojnë hendekun mes zotimeve dhe veprimeve konkrete:
- Kosova: 68.8 milionë euro
- Shqipëria: 67.7 milionë euro
- Bosnja dhe Hercegovina: 373.9 milionë euro
- Mali i Zi: 15.1 milionë euro
- Maqedonia e Veriut: 49.2 milionë euro
- Serbia: 108.7–135.9 milionë euro
Ky zhvillim nxjerr në pah një problem të thellë strukturor në rajon: mungesën e vullnetit politik dhe kapaciteteve për të zbatuar reforma thelbësore, pavarësisht përfitimeve të mëdha financiare që ofron BE-ja.
Nëse trendi aktual vazhdon, jo vetëm që rrezikohen fondet, por vihet në pikëpyetje edhe besueshmëria e vendeve të rajonit në rrugën drejt integrimit evropian.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
