Në Viti u shënua Dita Botërore e Librit me shpërndarje librash për shkollat fillore

Me rastin e Ditës Botërore të Librit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, përmes bibliotekës publike “Ramadan Musliu” dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, ka realizuar sot shpërndarjen e pakove me libra për të gjitha shkollat fillore të komunës së Vitisë.

Ky aktivitet synon të nxisë leximin dhe të forcojë kulturën e dijes tek nxënësit, duke pasuruar fondet bibliotekare në institucionet arsimore.

Me këtë rast, është shprehur mirënjohje e veçantë për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për donacionin e çmuar të librave. Po ashtu, janë falënderuar udhëheqësja e bibliotekës dhe zyrtarët për përkushtimin e vazhdueshëm, si dhe Drejtoria Komunale e Arsimit dhe drejtorët e shkollave për bashkëpunimin korrekt dhe profesional.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Viti, Valmir Sahiti, ka theksuar se mbështetja për nxënësit dhe të rinjtë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, përmes investimeve në dije, kulturë dhe zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …