Aksioni “Malisheva e Pastër” ka mobilizuar qindra qytetarë vullnetarë në 33 fshatra të komunës deri më tani

Aksioni “Malisheva e Pastër” ka mobilizuar qindar qytetarë vullnetarë në 33 fshatra të komunës, duke dëshmuar një përkushtim të jashtëzakonshëm qytetar për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e hapësirave publike.

Ky aktivitet i gjerë pastrimi, i organizuar vazhdoi edhe sot në fshatrat Gurbardh e Mirushë, me synim dhe rritjen e ndërgjegjësimit si dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm për të gjithë, ky aktivitet ka bashkuar qytetarë të gjitha moshave.

Vullnetarët, të pajisur me mjete pune dhe energji pozitive, kanë kontribuar në largimin e mbeturinave nga hapësirat publike, rrugët lokale dhe zonat e gjelbra.

Pjesëmarrja e madhe në këtë aksion dëshmon për një vetëdije në rritje të komunitetit për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.

Nga afër këtë iniciativë e ka mbështetur edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, me drejtorë dhe zyrtarë komunal, i cili ka vlerësuar lart angazhimin e qytetarëve dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit.

“Aksione të tilla janë shembull i mirë se si, përmes bashkëpunimit, mund të arrijmë rezultate konkrete në përmirësimin e jetës sonë të përditshme. Falënderoj të gjithë vullnetarët për kontributin e tyre,” është shprehur Krasniqi.

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se aksioni do të vazhdoi edhe ditëve në vijim në fshatrat tjera, me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe promovimit të një kulture më të përgjegjshme ndaj mjedisit.

Ky aktivitet jo vetëm që ka ndikuar në pastrimin e zonave të ndryshme, por gjithashtu ka forcuar ndjenjën e solidaritetit dhe bashkëpunimit mes qytetarëve, duke e kthyer “Malishevën e Pastër” në një shembull frymëzues për komunitetin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …