Të enjtën në Deçan u mbajt takimi i parë organizativ për Festivalin Gjithkombëtar “Eshkë e Ndezur mbi Shkëlzen”, i cili do të mbahet më 15 dhe 16 qershor.
Në këtë takim prezent ishte Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, Nënkryetari z. Sami Cacaj, drejtori i festivalit z. Bekim Vishaj, si dhe anëtarë të bordit të festivalit dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Ky festival tashmë është kthyer në një ngjarje të rëndësishme kulturore që bashkon artistë dhe grupe nga vende të ndryshme, duke promovuar traditën, kulturën dhe mikpritjen tonë.
Gjatë takimit u diskutua për përgatitjet dhe organizimin sa më të suksesshëm të festivalit, ndërsa drejtor i festivalit është emëruar Bekim Vishaj.
Jemi të bindur se edhe këtë vit Deçani do të mirëpresë me dinjitet mysafirë dhe artistë nga shumë vende, duke e shndërruar këtë festival në një festë të bukur të kulturës dhe traditës sonë, është shprehur kryetari Ramosaj.