Ramush Haradinaj: Milionat e Kosovës po përfundojnë në Serbi, ndërsa vendi mbetet në terr

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështim strategjik në sektorin energjetik, duke thënë se Kosova po humb qindra miliona euro dhe po mbetet e varur nga Serbia. Haradinaj deklaroi se, derisa Kosova paguan shuma të mëdha për energji “përmes sekserëve të lidhur me njerëz të afërt të kryeministrit”, Shqipëria ka firmosur marrëveshje strategjike për gazin amerikan, që sipas tij do t’i sigurojë furnizim të qëndrueshëm dhe kosto më të ulët. Ai rikujtoi se një nga vendimet e para të Albin Kurti pas ardhjes në pushtet ishte anulimi i projektit të Termocentralit “Kosova e Re” dhe refuzimi i gazsjellësit amerikan Shkup–Prishtinë. Sipas Haradinajt, po të mos ishin bllokuar këto projekte, milionat e Kosovës nuk do të shkonin në Serbi dhe vendi sot do të kishte siguri energjetike më të madhe. “Kosova do të bëhej fuqi energjetike në Ballkan dhe nuk do të mbetej në terr as verës e as dimrit, e aq më pak e varur nga mafia energjetike”, ka deklaruar ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …