7 qershori drejt vulosjes, partitë afrohen te një datë e vetme për zgjedhjet e reja

Shumica e partive politike në Kosovë janë përafruar rreth datës 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, pas një takimi konsultativ të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu. Në këtë takim, përfaqësuesit e subjekteve politike diskutuan dy opsione, 31 majin dhe 7 qershorin por sipas deklarimeve pas mbledhjes, mbështetja më e madhe ishte për datën e dytë. Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se shumica e partive të pranishme u deklaruan në favor të 7 qershorit, duke theksuar rëndësinë e përgatitjeve të plota zgjedhore dhe rolit të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këtë proces. Edhe Jehona Lushaku nga LDK, konfirmoi mbështetjen për këtë datë, duke nënvizuar se kërkesa e KQZ-së për më shumë kohë organizative ka qenë faktor kyç në këtë qëndrim. Nga ana tjetër, Ardian Gjini i AAK-së, deklaroi se ekziston “pothuajse konsensus i plotë” mes partive për 7 qershorin, pavarësisht mungesës së preferencave të forta fillestare. Sipas procedurave ligjore, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit, duke lënë në dispozicion vetëm dy data të mundshme. Pas konsultimeve të fundit, pritet që vendimi përfundimtar të formalizohet nga Haxhiu brenda ditëve në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani kërkon fundin e vakumit institucional: “Nuk do ta lejojmë”

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të funksionalizohet dhe vendi …