Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Ardian Gjini në prag të kandidimit për kryeministër, pret “dritën jeshile” nga AAK

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka konfirmuar se është propozuar për kandidat për kryeministër dhe bartës i listës zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas një takimi me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, Gjini tha se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë dhe pritet të formalizohet nga organet drejtuese të partisë. Sipas tij, Këshilli Drejtues i AAK-së do të ketë fjalën e fundit për këtë kandidaturë, ndërsa ai shprehu bindjen se vendimi do të merret në një afat të shkurtër. Gjini theksoi se AAK-ja tashmë ka hyrë në fazën përgatitore për zgjedhjet, duke e cilësuar procesin si një garë të rëndësishme politike për të ardhmen e vendit. “Aleanca është duke u bërë gati për një betejë që ka të bëjë me dhënien e një qeverie normale Kosovës”, deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se synimi i partisë është ndryshimi i qeverisjes pas zgjedhjeve të ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …