Kryetari Smajl Latifi kundërshton Armend Mujën vendimin për vreshtarët

Kryetari i Rahovec, Smajl Latifi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, duke e cilësuar si një hap të madh prapa për sektorin e vreshtarisë. Ulja drastike e subvencioneve për vreshtarët nga 1,100 euro për hektar në vetëm 150 euro përbën një goditje të drejtpërdrejtë për prodhuesit dhe një sinjal zhgënjyes nga institucionet shtetërore. Latifi ka kritikuar drejtpërdrejt ministrin në detyrë, Armend Muja, duke e akuzuar për politika të gabuara që dëmtojnë një nga sektorët më të rëndësishëm bujqësorë në vend. “Ky nuk është reformim, por tërheqje e mbështetjes. Nuk mund t’ua heqësh 1,100 eurot dhe t’i lësh me 150 euro, me arsyetime për të ardhmen. Kjo është goditje për sot, jo plan për nesër”, është shprehur Latifi. Ai theksoi se nëse synohet orientimi i subvencioneve drejt rendimentit, atëherë kjo duhet të bëhet si shtesë mbi mbështetjen ekzistuese, e jo duke e zëvendësuar atë në mënyrë drastike. Vendime të tilla rrezikojnë të dekurajojnë prodhuesit vendorë dhe të dobësojnë një sektor kyç të ekonomisë, veçanërisht në rajone si Rahoveci, i njohur për traditën e vreshtarisë. Latifi paralajmëroi se kjo politikë mund të ketë pasoja të rënda në terren, duke ulur prodhimin dhe duke rritur pasigurinë tek fermerët, ndërsa kërkoi rishikim urgjent të vendimit nga institucionet përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …