Kaos politik pa fund zgjedhje të shpeshta, përgjegjësi zero dhe miliona të humbura

Kriza politike në Kosovë po thellohet në një cikël të pafund përplasjesh, ku mungesa e kompromisit mes pushtetit dhe opozitës po i kushton vendit stabilitetin institucional dhe miliona euro nga buxheti publik. Sipas Frankfurter Rundschau, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të treta parlamentare brenda vetëm 16 muajve – një situatë që po perceptohet si dështim kolektiv i klasës politike. Pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, përplasjet mes kryeministrit Albin Kurti dhe opozitës janë thelluar, me akuza të ndërsjella për bllokim dhe mungesë vullneti për bashkëpunim. Nga ana tjetër, figura të opozitës si Vlora Çitaku paralajmërojnë se pa kompromis, institucionet nuk mund të funksionojnë. Pasojat tashmë janë konkrete: qytetarët do t’u drejtohen sërish kutive të votimit brenda 45 ditësh, ndërsa kostoja financiare dhe politike vazhdon të rritet. Për më tepër, rrezikohet edhe humbja e rreth 882 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian, pasi me institucione të bllokuara, reformat mbeten në letër. Në këtë realitet, problemi nuk është më vetëm zgjedhja e një presidenti, por mungesa e një kulture politike që vendos interesin e shtetit mbi kalkulimet partiake – një luks që Kosova po e paguan shtrenjtë.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …