Kufi ‘i hapur’, por pa zgjidhje afatgjate marrëveshje sezonale në vend të politikave serioze”

Ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, një vendim që përkohësisht lehtëson qarkullimin e qytetarëve, por që sërish nxjerr në pah mungesën e një zgjidhjeje të qëndrueshme ndërmjet dy shteteve. Marrëveshja, e vlefshme deri në tetor dhe e parashikuar të riaktivizohet në periudha të caktuara, mundëson kalim më të shpejtë në kufi, duke shmangur kontrollet e detajuara për shumicën e udhëtarëve. Në Morinë janë vënë në funksion 11 sportele për të përballuar fluksin, ndërsa vetëm gjatë mëngjesit të sotëm rreth 15 mijë qytetarë kanë hyrë në territorin shqiptar. Megjithatë, pavarësisht numrave të lartë të qarkullimit mbi 37 mijë qytetarë në 24 orët e fundit, kjo marrëveshje shihet më shumë si një “zgjidhje emergjente” sesa një strategji afatgjate. Kritikat po shtohen se dy vendet vazhdojnë të mbështeten në masa sezonale, duke mos arritur të institucionalizojnë një regjim të përhershëm të lëvizjes së lirë. Në vend të një kufiri realisht të hapur mes dy vendeve me lidhje të forta historike e kombëtare, qytetarët mbeten të varur nga vendime të përkohshme që ndryshojnë sipas sezonit një realitet që, për shumëkënd, nuk përkon me retorikën e bashkëpunimit dhe integrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …