Punëtorët në rrugë, institucionet në heshtje, kush mban përgjegjësi për jetët e humbura?

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, zëri i punëtorëve të sektorit privat u dëgjua fuqishëm në Sheshi Zahir Pajaziti, por jo edhe nga ata që duhet të reagojnë. Nën thirrje të forta dhe pankarta që pasqyronin zhgënjimin e akumuluar ndër vite, protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj institucioneve që, sipas tyre, kanë kthyer shpinën ndaj halleve reale të punëtorëve. “Mos na shkelni, mjaft pritëm” dhe “Për pesë vite në punë vdiqën 97 punëtorë” nuk ishin thjesht slogane, por akuza të drejtpërdrejta ndaj një sistemi që vazhdon të dështojë në garantimin e kushteve bazë të sigurisë dhe dinjitetit në punë. Marshi protestues, që nisi nga qendra e qytetit drejt ndërtesave qeveritare, simbolizoi përplasjen mes një klase punëtore të lodhur dhe një politike që perceptohet si e shkëputur nga realiteti. Pyetja që dominonte protestën – “Parlament, Qeveri, të kujt jeni?” – mbetet ende pa përgjigje. Ndërsa numri i viktimave në vendin e punës vazhdon të rritet dhe kushtet mbeten të pasigurta, heshtja institucionale po shihet si bashkëfajësi. Për shumë prej protestuesve, kjo nuk është më vetëm një çështje ekonomike, por një betejë për jetën dhe dinjitetin njerëzor.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …