Më 5 dhe 6 Maj mbahen aktivitete përkujtimore – Ditët e Dëshmorëve dhe Martirëve të Komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi të tij në Facebook, ka njoftuar se Komuna e Deçanit organizon aktivitetet përkujtimore për 5 dhe 6 Majin – Ditët e Dëshmorëve dhe Martirëve të Komunës së Deçanit.

Me këtë rast Ramosaj me respekt dhe mirënjohje të thellë, ju fton të bashkoheni në këto aktivitete përkujtimore kushtuar Dëshmorëve dhe Martirëve të Komunës së Deçanit.

Pjesëmarrja juaj është nderim për dëshmorët dhe martirët tanë dhe dëshmi se sakrifica e tyre mbetet e gjallë në kujtesën tonë.

Lavdi e përjetshme!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka kritikuar kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara duke e cilësuar këtë veprim të papranueshëm dhe të dëmshëm

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kritikuar kthimin në Kuvend të Ligjit për …