Komuna e Deçanit përkujton dëshmorët dhe martirët

Komuna e Deçanit ka nisur agjendën e aktiviteteve përkujtimore me rastin e 5 dhe 6 Majit – Ditët e Dëshmorëve dhe Martirëve të kësaj komune.

Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet nisën në orën 09:00 me homazhe në Deçan, për të vijuar më pas në disa lokalitete të tjera të komunës, përfshirë Gllogjanin, Irzniqin, Prilepin dhe Carrabregun e Ulët.

Në orën 11:00, në Qendrën Rinore në Deçan u mbajt një ekspozitë dhe program artistik i përgatitur nga nxënësit e Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, në nderim të të rënëve për liri.

Homazhet vazhduan gjatë ditës edhe në zona të tjera si Lëbushë, Strellc i Epërm, Strellc i Ulët, Dubovik, Prapaqan, Isniq dhe Vranoc i Vogël.

Këto aktivitete organizohen çdo vit për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të komunës, duke përkujtuar kontributin e tyre në rrugën për liri dhe pavarësi.

 

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …