PSD nis mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhje: Molliqaj synon rol ekskluziv në opozitë

Partia Socialdemokrate ka nisur zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët, si hap i domosdoshëm për certifikimin dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Kryetari i saj, Dardan Molliqaj, ka theksuar se kjo iniciativë nuk duhet parë si mbështetje elektorale, por si një procedurë për të siguruar pjesëmarrjen në garë. Megjithatë, vetë nevoja për mbledhje nënshkrimesh në këtë fazë ngre pikëpyetje për fuqinë organizative dhe shtrirjen reale të subjektit në terren. Molliqaj ka bërë të qartë se PSD nuk synon të jetë pjesë e pushtetit, por po hyn në zgjedhje me një objektiv të deklaruar hapur: të jetë opozitë. “Për herë të parë po ndodh që një parti të garojë ekskluzivisht për opozitë. Ne nuk do të jemi pjesë e qeverive, por do të synojmë përfaqësim opozitar”, ka deklaruar ai. Ai ka kritikuar ashpër opozitën aktuale, duke e cilësuar si të gabuar si në koncept ashtu edhe në qasje, ndërsa ka shtuar se vendit i duhet një alternativë tjetër opozitare. PSD, sipas tij, do të garojë kundër të gjitha partive kryesore politike, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, PDK-në dhe LDK-në, duke tentuar të pozicionohet si një forcë ndryshe në spektrin politik.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …