SHBA paralajmëron Ballkanin: “Energjia ruse po përdoret si armë”, Kosova mbetet me sistem të vjetëruar

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Energjisë për integrimin energjetik, Joshua Volz, ka dërguar një mesazh të fortë politik dhe strategjik për Ballkanin Perëndimor: Rusia vazhdon ta përdorë energjinë si mjet presioni gjeopolitik, ndërsa vendet që nuk modernizojnë sistemet e tyre energjetike rrezikojnë të mbeten ekonomikisht të dobëta dhe politikisht të varura. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Volz tha se SHBA-ja po e rrit ndjeshëm angazhimin në rajon për të zëvendësuar “molekulat ruse” me energji amerikane dhe për të ndërtuar korridore të reja furnizimi në Evropën Juglindore. Sipas tij, siguria energjetike nuk është më vetëm çështje ekonomike, por pjesë e drejtpërdrejtë e sigurisë kombëtare. “Rusia ka qenë vazhdimisht e gatshme ta përdorë energjinë si armë dhe si mjet presioni politik”, deklaroi Volz, duke paralajmëruar se vendet që vazhdojnë të varen nga burime të pasigurta energjie do të mbesin të ekspozuara ndaj krizave dhe destabilitetit. Në këtë kontekst, Kosova përmendet si një vend me nevojë urgjente për transformim energjetik. Volz e quajti Kosovën “aleate shumë të rëndësishme”, por njëkohësisht pranoi se sistemi energjetik i saj është i vjetëruar dhe ka nevojë për modernizim të thellë. Ai paralajmëroi se pa reforma serioze dhe pa krijimin e kushteve më të favorshme për investitorët amerikanë, Kosova rrezikon të mbetet jashtë valës së investimeve strategjike që po planifikohen në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …