Në Deçan u mbajt mbledhja e IV-të e Komitetit për Komunitete

Në Deçan të premtën u mbajt mbledhja e IV-të e Komitetit për Komunitete, e kryesuar nga kryesuesi z. Shkelzen Berisha, me pjesëmarrjen e anëtarëve të komitetit, përfaqësuesve të Zyrës Lokale për Komunitete (ZLK) si dhe organizatave ndërkombëtare UNMIK, OSBE dhe Policisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje u miratua njëzëri procesverbali nga mbledhja e kaluar, ndërsa u prezantua edhe raporti i ZLK-së, ku u theksua se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur raste të riatdhesimit. Po ashtu, u bë e ditur se gjatë këtij muaji janë realizuar vizita në terren nëpër shkollat fillore ku ndjekin mësimin nxënësit e komuniteteve jo shumicë.

Në vazhdim, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Leonora Ukëhajdraj, prezantoi në pika të shkurta punën dhe aktivitetet e drejtorisë që ajo përfaqëson, duke theksuar se nxënësve të komuniteteve jo shumicë në shkollat e Komunës së Deçanit u janë bërë ftesa që të jenë pjesë e aktiviteteve rekreative, kulturore dhe sportive të organizuara nga kjo drejtori.

Gjatë diskutimeve u trajtuan edhe çështje të ndryshme, ndërsa u vlerësua si e nevojshme mbajtja e një mbledhjeje të jashtëzakonshme nga Kuvendi komunal, Zyra Lokale e Komuniteteve dhe akterët tjerë relevantë me prindërit e fëmijëve që kanë braktisur shkollimin e rregullt gjatë këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …