OVL-UÇK akuzon Dimal Bashën për përdhosje të simboleve shtetërore: Kërkohen hetime për fotografinë nga zyra

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj një fotografie të publikuar nga ish-deputetja e Vetëvendosjes, Adelina Grainca, ku në zyrën e ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha, shihet në dysheme, prapa një kauçi, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës. Në reagimin e saj, OVL-UÇK e cilësoi rastin si “akt të poshtër” dhe kërkoi nisjen e hetimeve nga institucionet kompetente, duke vlerësuar se bëhet fjalë për përdhosje të një simboli shtetëror me vlerë historike dhe kombëtare. Sipas veteranëve, fotografia nuk paraqet vetëm “pakujdesi protokollare”, por, siç thuhet në reagim, “një rrëfim politik dhe vazhdimësi të qasjes përçmuese ndaj Luftës Çlirimtare dhe themeleve të shtetit të Kosovës”. OVL-UÇK ka drejtuar kritika edhe ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke pretenduar se kanë “normalizuar armiqësinë ndaj simboleve shtetërore dhe luftës çlirimtare”. “Pavarësia e Kosovës nuk është dekor institucional, por rezultat i sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve”, thuhet mes tjerash në reagim. Veteranët kërkuan nga Prokuroria e Shtetit të trajtojë rastin dhe nga ministri Basha të japë sqarime publike lidhur me fotografinë që ka nxitur reagime të shumta në opinion.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …