Fitim Selimi: Duhet front i përbashkët atdhetar për mbrojtjen e Kosovës

Analisti politik Fitim Selimi ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet politike në vend, duke bërë thirrje për bashkim të forcave atdhetare dhe ruajtje të vlerave kombëtare. Në reagimin e tij, Selimi vlerëson se Kosova po përballet me, siç i quan ai, “goditje të ulëta nga elementë të nxitur nga kuzhina antishqiptare dhe nga prirje karrieriste brenda shqiptarëve”, duke kërkuar syçeltësi dhe reagim institucional më të fuqishëm. Ai thekson se situata politike ka krijuar nevojën për një “front të përbashkët mbrojtës”, pa dallime partiake, ndërsa shton se fragmentarizimi i forcave atdhetare në këtë fazë është i dëmshëm për vendin. Në reagimin e tij, Selimi përmend edhe liderin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për të cilin thotë se përfaqëson një potencial të rëndësishëm në bashkimin e substancës kombëtare shqiptare dhe në mbrojtjen e vlerave të dala nga lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Po ashtu, ai shpreh bindjen se Partia Demokratike e Kosovës duhet të dëshmojë se mbetet subjekti politik që ka ruajtur besnikërisht kauzën kombëtare. Në fund të reagimit të tij publik, Selimi ka bërë thirrje për unitet kombëtar dhe mbështetje për ish-pjesëtarët e luftës çlirimtare, duke përsëritur moton: “Liri për Çlirimtarët” dhe “Bashkim i të gjithëve që sakrifikuan për Kosovën”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …