Kryetari Përparim Rama mirëpriti në takim kryetarin e Prefekturës së Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdarin

Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama ka mirëpritur të enjtën në Odën e Kryeqytetit, kryetarin e Prefekturës së Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdarin.

Prishtina dhe Tirana ka deklaruar Rama kanë potencial të jashtëzakonshëm kur ecin bashkë, me vizion, koordinim dhe partneritet që i shërben zhvillimit të përbashkët.

Në takim u Diskutua për mënyrat se si Prishtina dhe Tirana mund të afrohen edhe më shumë përmes zhvillimit ekonomik, turizmit dhe bashkëpunimeve konkrete që krijojnë më shumë mundësi për qytetarët.

Kryetari Rama ka cekur se do të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi që e forcojnë hapësirën tonë shqiptare në ekonomi, kulturë dhe zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti takimin e Dytë periodik me punonjësit e Administratës komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti takimin e dytë periodik për vitin …