Harry Bajraktari falënderon kongresistin Keith Self për mbështetjen ndaj Kosovës dhe NATO-s

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Harry Bajraktari, ka shprehur mirënjohje për kongresistin amerikan Keith Self për qëndrimet e tij në mbështetje të Kosovës dhe aspiratës së saj për anëtarësim në NATO, duke e cilësuar këtë si rrugën më të sigurt drejt paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Bajraktari ka theksuar se gjatë një seance të Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresisti Self ka bërë thirrje për rritjen e presionit diplomatik ndaj vendeve të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe ka paralajmëruar për rritjen e ndikimit rus në rajon. Po ashtu, ai ka njoftuar se në të njëjtën seancë është mbështetur edhe nisma për emërtimin e objektit të Ambasadës amerikane në Prishtinë me emrin e ish-kongresistit Eliot Engel, të cilin e ka cilësuar si një mik të madh të shqiptarëve. Bajraktari ka vlerësuar se Kosova ndodhet në një moment të rëndësishëm historik dhe ka bërë thirrje që udhëheqësit vendorë ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të avancuar drejt integrimeve euro-atlantike.  “Mbështetje e fuqishme për Kosovën nga SHBA – thirrje për NATO dhe presion diplomatik ndaj mosnjohësve”

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: KOHA NUK E ZBEH LAVDINË

KOHA NUK E ZBEH LAVDINË Fjala e kryetarit Latifi në 28-vjetorin e përjetësimit të heroit …