Kryetari Sami Lushtaku i mbështet protestat dhe kërkesat e studentëve shqiptarë për të mos u prekur gjuha shqipe

Kryertari i Skenderajt, z. Sami Lushtaku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka mbështetur plotësisht protestat dhe kërkesat e studentëve shqipatrë në Maqedoninë e Veriut që do të mbahen të hënën me 18 maj në ora 16.30.

“Sot, zëri i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është zë i dinjitetit, i barazisë dhe i mbrojtjes së të drejtave që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut.

I mbështes plotësisht protestat dhe kërkesat e tyre të drejta për të mos u prekur gjuha shqipe dhe për të garantuar zbatimin e saj si gjuhë zyrtare, ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi.

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, një e drejtë e fituar dhe e garantuar. Çdo tentativë për ta ndryshuar apo anashkaluar atë është e papranueshme.

Studentët tanë nuk janë vetëm. Pas tyre qëndron gjithë populli shqiptar, çdo qytetar që beson në të drejtën dhe barazinë e shqiptarëve.

Sot më shumë se kurrë, të gjithë jemi me studentët”, thuhet në postimin e kryetarit Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …