Kryetari Sokol Haliti, i ka ndarë mirënjohje pronarit të kompanisë “LALA” SH.P.K, Danush Osmanit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim pronarin e kompanisë “LALA SH.P.K – Ferizaj”, z. Danush Osmani, të cilit i ka ndarë mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në të mirë të komunitetit.

Me këtë rast, kryetari Haliti vlerësoi lart kontributin e z. Danush Osmani, veçanërisht për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë në Parkun e Sllatinës dhe në fshatin Sllatinë, duke theksuar se bashkëpunime të tilla janë shumë të rëndësishme për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Nga ana tjetër, z. Danush Osmani falënderoi Komunën e Vitisë për vlerësimin dhe shprehu gatishmërinë që të vazhdojë mbështetjen dhe bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …