Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, ka pritur në takim drejtoreshën e shkollës së mesme të muzikës “Çesk Zadeja”, Pranvera Sylejmani, profesorin Rinor Aliu dhe profesoreshën Julie Tompkins Wagner.
Gjatë takimit, drejtori Llabjani e falënderoi profesoreshën Wagner për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në arsim përgjatë 12 viteve, duke vlerësuar përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e mësimdhënies dhe krijimin e mundësive më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për dhurimin e instrumenteve dhe materialeve të vlefshme për zhvillimin dhe edukimin në shkollën “Çesk Zadeja”.