USHAF bashkon kreativitetin, inovacionin dhe profesionalizmin studentor në ekspozitën “Profesionistët e së Ardhmes 2026”

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj u mbajt ekspozita “Profesionistët e së Ardhmes 2026”, ku studentët prezantuan projekte inovative, ide kreative dhe punime profesionale nga fusha të ndryshme të studimit.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili vlerësoi organizimin e ekspozitës dhe përgëzoi studentët për kreativitetin, përkushtimin dhe punën e tyre profesionale.

Ai shprehu mirënjohje për stafin akademik dhe udhëheqjen e universitetit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së të rinjve dhe krijimit të mundësive për zhvillimin e tyre profesional. Po ashtu, inkurajoi studentët që të vazhdojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të besojnë në potencialin e tyre për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

Ekspozita solli projekte nga arkitektura, teknologjia, programimi, dizajni, turizmi dhe fusha të tjera, duke dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes praktike të studentëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …