U mbajt Dëgjimi Buxhetor me Kryetarët e Fshatrave dhe Lagjeve Urbane

Në Sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit u mbajt Dëgjimi Buxhetor për përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) me Kryetarët e Fshatrave dhe Lagjeve Urbane të Rahovecit.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve urbane patën mundësinë të paraqesin kërkesat, nevojat dhe prioritetet e qytetarëve për investime dhe shërbime publike për periudhën e ardhshme buxhetore.

Në fokus të diskutimeve ishin projektet infrastrukturore, përmirësimi i rrugëve lokale, ndriçimi publik, kanalizimi, hapësirat publike, si dhe nevoja të tjera të rëndësishme për zhvillimin e fshatrave dhe lagjeve urbane.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …