Bedri Hamza: Qytetarët meritojnë zhvillim dhe rezultate konkrete, jo krizë politike

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për rezultate konkrete, zhvillim ekonomik dhe më shumë shpresë për të ardhmen. Në një postim publik, Hamza ka vlerësuar se PDK në të kaluarën ka dorëzuar qeverisjen me arritje të rëndësishme, duke përmendur konsolidimin e shtetit, ndërtimin e infrastrukturës dhe forcimin e institucioneve të sigurisë. “Shtetin e kemi ndërtuar bashkë. Kemi ndërtuar polici dhe ushtri që sot janë shembull për rajonin”, ka thënë ai. Në të njëjtën kohë, Hamza ka kritikuar qeverinë aktuale për, siç u shpreh, mungesë të rezultateve konkrete dhe menaxhim të dobët të sfidave ekonomike gjatë viteve të fundit. Sipas tij, qytetarët po përballen me rritje të çmimeve dhe vështirësi ekonomike, ndërsa politika nuk duhet të mbetet në cikël fajësimesh dhe krizash të vazhdueshme. “Qytetarët meritojnë rezultate. Meritojnë zhvillim. Meritojnë shpresë. Koha për ndryshim është tani”, ka përfunduar Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Gjyqi për Masakrën e Reçakut, pritet të dëshmojnë William Walker dhe Wesley Clark

Procesi gjyqësor për Masakrën e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera nga …