Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi i përgjigjet Donika Gërvallës pas deklaratës për Fatos Gecin

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Donika Shwarc, pasi kjo e fundit deklaroi se “e respekton atë që thotë Fatosi”, duke komentuar deklaratat e Fatos Gecit për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Në reagimin e tij publik, Krasniqi akuzoi Donikën se jo vetëm që respekton deklaratat e Gecit, por edhe se pajtohet me to. “Ti, Donikë, jo veç që e respekton atë që e thotë Fatosi, por edhe e dëshiron atë që e thotë Fatosi”, ka shkruar ai. Krasniqi tha se beson në drejtësi dhe se, sipas tij, nëse drejtësia ekziston, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi “do të kthehen”. Ai më tej ndau historinë në “anën e bardhë dhe të ndritur”, ku sipas tij qëndrojnë ish-krerët e UÇK-së “me lavdinë e heroit dhe çlirimtarit”, dhe në “anën e errët apo Schwarz”, ku adresoi drejtpërdrejt Donikën.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …