Donika Gërvalla ka zgjedhur të mos distancohet nga deklarata e kandidatit të Lëvizja Vetëvendosje, Fatos Geci, i cili kishte uruar që krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mos liroheshin nga Haga. E pyetur për deklaratën e Gecit, ministrja në detyrë e Drejtësisë tha se “e respekton atë që thotë Fatosi”, duke e arsyetuar qëndrimin e tij me historinë dhe sakrificën e familjes Geci gjatë dhe pas luftës. Në vend të një distance të qartë politike ndaj deklaratave që kanë nxitur reagime të shumta në opinion, Gërvalla zgjodhi të theksojë “biografinë” dhe “përvojën” e familjes Geci, duke e cilësuar Fatos Gecin si “një nga zërat e ndryshëm” brenda listës së Vetëvendosjes. Deklarata e saj pritet të nxisë reagime të reja, pasi kritikat ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe procesit në Hagë mbeten ndër temat më të ndjeshme në skenën politike të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
