Përparim Gruda: Ku mbeti drejtësia për Astrit Deharin

Përparim Gruda ka akuzuar me të drejtë Lëvizjen Vetëvendosje për mos zbardhjen e rastit të Astrit Dehari, duke thënë se një nga çështjet me të cilat kjo parti mori mbështetje të madhe publike vazhdon të mbetet pa përgjigje edhe pas gjashtë vitesh në pushtet. Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, iu drejtua përfaqësuesit të VV-së me pyetjen se pse ende nuk është zbardhur rasti i Deharit, ndonëse Vetëvendosje kishte premtuar drejtësi dhe hetim të plotë sapo të merrte qeverisjen. “Provat janë zhdukur në mandatin tuaj”, deklaroi Gruda, duke ia atribuar përgjegjësinë pushtetit aktual për dështimin në ndriçimin e rastit. Rasti i Astrit Dehari vazhdon të mbetet një nga temat më të ndjeshme politike dhe juridike në Kosovë, ndërsa deklaratat e fundit kanë rikthyer përplasjet mes opozitës dhe pushtetit për përgjegjësinë institucionale në këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Murati

Valon Murati: Kosova po humb aleatët dhe po mbetet prapa, kriza politike po e thellon izolimin

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, ka ngritur alarmin për pasojat që, sipas tij, po i …