Pjerin Ndreu ka reaguar publikisht në mbështetje të familjes Haradinaj, duke e cilësuar atë si një ndër familjet që ka dhënë gjithçka për atdheun dhe lirinë e shqiptarëve. Kryetari i Lezhë ka ironizuar akuzat dhe sulmet ndaj Haradinajve, duke shkruar se është absurde të etiketohet kjo familje si “shërbëtore e serbëve”. “Ka ardhur fundi i botës, si duket! Familja Haradinaj, shërbëtore e serbëve!”, ka shkruar Ndreu. Ai ka vlerësuar lart kontributin dhe sakrificën e familjes Haradinaj për çështjen kombëtare, duke theksuar se kjo familje nuk kurseu asgjë për lirinë dhe dinjitetin e vendit. “Krenar për këtë familje shqiptare, që nuk kurseu asgjë për atdheun”, u shpreh ai. Në reagimin e tij, Ndreu ka kritikuar ashpër edhe sulmet në rrjetet sociale ndaj figurave të luftës dhe familjeve të njohura për kontributin e tyre kombëtar, duke i cilësuar kritikët si “sharlatanë të ditës”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
