Realizohet shenjëzimi vertikal në rrugën, e cila është degëzim i rrugës “Ilaz Kodra” në Skenderaj

Njoftohen të gjithë qytetarët se është realizuar shenjëzimi vertikal në rrugën, e cila është degëzim i rrugës “Ilaz Kodra” dhe tashmë është bërë NJËKAHËSHE, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe lehtësimit të qarkullimit të automjeteve në qytetin e Skenderajt.

Me anë të këtij njoftimi të postuar në faqen zyrtare në Facebook, komuna lutë të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë shenjat e vendosura dhe vendimin për qarkullim njëkahësh në këtë rrugë, në mënyrë që të shmangen vështirësitë dhe të kontribuojmë së bashku për një komunikacion më të sigurt dhe më të rregullt, përfundon njoftimi i komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rezallë u zhvillua ceremonia e rivarrimit të martirit Fadil Ahmeti

Në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt u zhvillua ceremonia e rivarrimit të martirit Fadil …