Shkolla “Shaban Jashari” ka shënuar sot 100-vjetorin e themelimit të saj

Shkolla “Shaban Jashari” ka shënuar sot 100-vjetorin e themelimit të saj, duke kremtuar një shekull përkushtimi në edukim dhe arsimim të brezave të shumtë.

Në këtë manifestim solemn morën pjesë baca Rifat Jashari, përfaqësues komunalë, drejtori i Arsimit Kastriot Duraku.

Me këtë rast, u përkujtua dhe nderua edhe figura e mësuesit dhe heroit të kombit Shaban Jashari, emrin e të cilit e mban me krenari ky institucion arsimor.

Nxënësit e shkollës përgatitën një program artistik me këngë, valle dhe recitime, duke i dhënë festës një atmosferë të veçantë dhe plot emocion.

Urime të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve për këtë jubile të rëndësishëm, thuhet në njoftimin e komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …