Qeveria e Kosovës parashikon rritje ekonomike 10 përqind, por këtë ekonomistët shprehen skeptik

DvN akuzon Qeverinë për ndikim në zgjedhje me ndarjen e 100 eurove

Demokracia në Veprim ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e nga 100 euro për disa kategori të qytetarëve vetëm pak javë para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë veprim si ndërhyrje të papranueshme në procesin zgjedhor. Përmes një reagimi publik, DvN ka vlerësuar se ky vendim përbën shkelje të standardeve zgjedhore dhe përdorim të resurseve shtetërore për përfitime politike gjatë fushatës. “Për më tepër, shpërndarja e pakove masive financiare krijon ndikim të drejtpërdrejtë në ambientin zgjedhor dhe cenon barazinë e garës ndërmjet subjekteve politike, duke krijuar avantazh të padrejtë për partinë në pushtet”, thuhet në reagim. Sipas organizatës, legjislacioni në fuqi ndalon përdorimin e mjeteve dhe kapaciteteve publike për aktivitete që mund të ndikojnë në orientimin e votuesve gjatë periudhës zgjedhore. “Ky parim vlen për secilën formë, përfshirë përdorimin e buxhetit të shtetit, por edhe përdorimin e automjeteve, zyrave dhe administratës publike gjatë fushatës, për të krijuar përfitime elektorale”, theksohet më tej. DvN ka ngritur shqetësim edhe për mënyrën e realizimit të kësaj mbështetjeje financiare, duke vlerësuar se nuk ekziston ndonjë situatë emergjente që do ta arsyetonte një vendim të tillë në prag të zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Pas kësaj beteje elektorale, AAK është më e fokusuar se kurrë

Pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen …