Tensione te protesta në Rugovë, qytetari refuzon t’ia japë dorën Fitore Pacollit

Protesta e qytetarëve nga Rugova para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale me ministren në detyrë, Fitore Pacolli. Banorët e Rugovës kishin dalë për të kundërshtuar vendimin për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në këtë zonë, ndërsa Pacolli kishte tentuar të zhvillonte diskutime me protestuesit. Megjithatë, reagimet ndaj saj kanë qenë të ashpra. Disa qytetarë refuzuan të komunikonin me ministren, ndërsa një protestues i është drejtuar me tone të rënda, duke refuzuar t’ia japë dorën. “S’ta jap dorën, se nuk e fëlliqi dorën. Mos gabo me ardhë në Rugovë”, është shprehur qytetari gjatë protestës. Vendimi për pezullimin e aktiviteteve ndërtimore në Rugovë ka nxitur reagime të shumta nga banorët lokalë, të cilët thonë se po dëmtohen ekonomikisht dhe po pengohen projektet e tyre zhvillimore.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku feston rezultatin zgjedhor: “Hovin s’ka mujt me ma ndalë Serbia, e më së paku Albini”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur kënaqësinë e tij me rezultatin e …