Tema të tjera...
Endrit Thaçi kujton deklaratën e Bidenit: “Hashim Thaçi ishte George Washingtoni i Kosovës”
23/07/2026
Specialja cakton seancat e radhës për rastin “Thaçi dhe të tjerët” – gjykimi vazhdon më 17–19 gusht
23/07/2026
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Albin Kurti, ka nxitur reagime të forta pas deklaratave të tij në një tubim elektoral në Zvicër, ku përdori gjuhë të ashpër ndaj ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke folur para mbështetësve të tij, Kurti deklaroi se “nuk ka edhe patriot edhe hajn” dhe “nuk ka edhe çlirimtar edhe zullumqar”, deklarata që u interpretuan si sulm i drejtpërdrejtë ndaj figurave të luftës së UÇK-së. Ai tha se disa prej atyre që kontribuan gjatë luftës, pas çlirimit vendosën “të pushojnë pak”, duke aluduar se kjo nënkupton përfshirje në korrupsion dhe keqpërdorime. Deklaratat e Kurtit kanë ngjallur reagime në opinion, sidomos për shkak të gjuhës së përdorur ndaj ish-luftëtarëve dhe figurave që konsiderohen pjesë e historisë së çlirimit të Kosovës. Në të njëjtin tubim, Kurti sulmoi edhe opozitën, duke e akuzuar se po pengon formimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pasi sipas tij, “e kanë shumë hall këtë proces”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
