Vlora Çitaku për Hashim Thaçin në Ditën e Presidentit: Liderët si ai rrallë lindin, historia mban vulën e tij

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe ish-deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi me rastin e Ditës së Presidentit, duke e vlerësuar si një figurë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Kosovës. Përmes një postimi  në Facebook, Çitaku theksoi se poste shtetërore do të ketë gjithmonë, por liderë që ndryshojnë rrjedhën e historisë janë të rrallë. Ajo u shpreh se, pavarësisht situatës së tij aktuale, personaliteti dhe ndikimi i Thaçit mbeten të forta dhe të pathyeshme. “Edhe pas mureve të padrejtësisë, figura e Presidentit Thaçi vazhdon të frymëzojë”, shkroi ajo, duke shtuar në fund: “Le të jetë kjo beteja e fundit, President. Gëzuar Ditën e Presidentit.”

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …