RTK-ja

Mentor Shala, thotë se në RTK punojnë 740 veta, Sindikata konstaton se janë mbi 900 që marrin rrogë

Sindikata e Pavarur e RTK-së, ka kërkuar nga bordi i RTK-së dhe menaxhmenti informata për gjendjen financiare të transmetuesit publik. Gjithashtu është kërkuar edhe ndërprerjen e punësimeve të reja. E sa është numri i të punësuarve, nuk dihet saktë. Drejtori Mentor Shala, kishte thënë se ky numër është 740, ndërsa në bazë të një liste, del të jenë mbi 900. RTK-ja ka lidhur një kontratë dy vjeçare me Valan, e në listë janë gjithsej 934 numra që do të përfitojnë nga marrëveshja. Në listë, janë vërejtur edhe emra të ish-punëtorëve të transmetuesit publik, emra që përsëriten, dhe përfundimisht mbeten mbi 900 emra, të atyre që thuhet se ende marrin paga nga buxheti. Gjatë ditës, kanë reaguar sindikata e pavarur e RTK-së, pas paralajmërimeve se mund të ketë vonesa eventuale të pagave për të punësuarit. Gjithashtu është kërkuar nga menaxhmenti edhe ndërprerja e lidhjes së kontratave të reja, shfrytëzimi i resurseve të RTK-së dhe që Kuvendi, të ndërhyjë për të marrë në mbrojtje transmetuesin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …