Brickos

Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nën kryesinë e kryesuesit z.Nehat Idrizi

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës neni 108 pika 7, Ligjin nr.03/L-223, për Këshillin Gjyqësor, neni 6 si dhe Rregulloren mbi organizimin dhe veprimtarinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, neni 5, pika 4, Këshilli në këtë takim emëroi zëvendës/kryesues të KGJK-së z.Nenad Llazic gjyqtarë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë dhe anëtarë i KGJK- së nga korriku i vitit 2016 i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Zgjedhja e zëvendës/kryesuesit të ri është bërë me rastin e përfundimit të mandatit të z.Agim Maliqi i cili ishte zëvendës/kryesues dhe anëtarë i KGjK-së. Këshilli Gjyqësor i Kosovës  shqyrtoi edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …