Të nderuar qytetarë, besimtarë të besimit islam,
Me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, t’ju përcjell urimet më të sinqerta për shëndet, paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja.
Kjo festë e shenjtë na kujton vlerat më të larta njerëzore e fetare, solidaritetin, sakrificën, respektin dhe kujdesin për njëri tjetrin. Në këto ditë feste, le të mbizotërojë dashuria, mirëkuptimi dhe afërsia mes njerëzve, duke forcuar edhe më shumë frymën e bashkëjetesës dhe humanizmit në shoqërinë tonë.
Uroj që Kurban Bajrami t’ju gjejë pranë më të dashurve tuaj, me zemër të mbushur me gëzim, shpresë dhe mirësi.
Gëzuar Kurban Bajramin!
Sokol Haliti
Kryetar i komunës së Vitisë