Në Gllogjan, me respekt dhe përulësi, u përkujtuan bijtë më të mirë të Dukagjinit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në postimin e tij në Facebook ka njoftuar se në Glloxhan ka marrë pjesë në aktivitete përkujtimore për Dëshmorët e Kombit,  Arben e Luan Qerimaj, Fetah Selcën, Besim Alijaj, Rexhep Tafën dhe Haki Krasniqin.

Sot, në Gllogjan, me respekt dhe përulësi, kujtuam bijtë më të mirë të Dukagjinit, Arben e Luan Qerimaj, Fetah Selcën, Besim Alijaj, Rexhep Tafën dhe Haki Krasniqin, emra që mbeten përgjithmonë pjesë e krenarisë dhe historisë sonë kombëtare.

Të rritur me frymën e atdhedashurisë dhe sakrificës për liri, ata u bënë shembull i guximit dhe përkushtimit ndaj Kosovës në ditët më të vështira për vendin tonë.

Përulemi me respekt para veprës së tyre.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, ka shkruar kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …