Tema të tjera...
Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën nesër do ta festojnë festën e Kurban Bajramit. Me këtë rast, Kryetari i Bashkësia Islame e Kosovës, Naim Tërnava, ka përcjellë urimin e tij për të gjithë besimtarët myslimanë. Në mesazhin e urimit, Myftiu Tërnava theksoi se Kurban Bajrami vjen pas përfundimit të Haxhit, njërit prej pesë shtyllave të Islamit, duke nënvizuar rëndësinë shpirtërore dhe humane që bart kjo festë. Ai tha se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, solidaritetit, paqes dhe dashurisë mes njerëzve, duke bërë thirrje për më shumë mirëkuptim, respekt dhe afërsi me njëri-tjetrin. “Myftiu Tërnava uroi që kjo festë të sjellë begati, shëndet, harmoni dhe lumturi në çdo familje, duke apeluar që vlerat e solidaritetit dhe humanizmit të mbizotërojnë në shoqëri”, thuhet në mesazhin e BIK-ut. Me rastin e Kurban Bajramit, nesër në të gjitha xhamitë e Kosovës do të organizohen faljet dhe ceremonitë fetare kushtuar kësaj feste të madhe islame.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
