Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në postimin e tij në Facebook ka njoftuar se në Glloxhan ka marrë pjesë në aktivitete përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Arben e Luan Qerimaj, Fetah Selcën, Besim Alijaj, Rexhep Tafën dhe Haki Krasniqin.
Sot, në Gllogjan, me respekt dhe përulësi, kujtuam bijtë më të mirë të Dukagjinit, Arben e Luan Qerimaj, Fetah Selcën, Besim Alijaj, Rexhep Tafën dhe Haki Krasniqin, emra që mbeten përgjithmonë pjesë e krenarisë dhe historisë sonë kombëtare.
Të rritur me frymën e atdhedashurisë dhe sakrificës për liri, ata u bënë shembull i guximit dhe përkushtimit ndaj Kosovës në ditët më të vështira për vendin tonë.
Përulemi me respekt para veprës së tyre.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, ka shkruar kryetari Ramosaj.