KQZ nis shtypjen e mbi 1.7 milionë fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon procesi i shtypjes së fletëvotimeve që do të përdoren në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas KQZ-së, shtypja po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë “Cetis”, në Celje, ndërsa i gjithë procesi po mbikëqyret nga ekipe të posaçme të institucionit zgjedhor.

KQZ bëri të ditur se fletëvotimet përmbajnë elemente të avancuara sigurie, me qëllim të garantimit të autenticitetit dhe mbrojtjes nga falsifikimi apo kopjimi. Në total janë planifikuar të shtypen 1,778,300 fletëvotime, prej tyre:
• 1,605,000 për votimin në vendvotime të rregullta
• 19,450 për votimin me kusht
• 13,500 fletëvotime rezervë
• 3,500 për personat me nevoja të veçanta
• 108,000 për votimin me postë
• 28,850 për votimin në përfaqësi diplomatike

Procesi i përgatitjes së materialeve zgjedhore po zhvillohet në prag të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat pritet të jenë ndër proceset më të rëndësishme politike të këtij viti në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …