BE-ja ia pret hovin Serbisë: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të bilateralizohet

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ka bërë të qartë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të mbetet proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe nuk do të bilateralizohet. Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, Sørensen theksoi se normalizimi i marrëdhënieve është kusht i domosdoshëm për avancimin evropian të të dyja vendeve. “Dialogu mbetet proces i lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët kanë nevojë për normalizim për të përparuar drejt BE-së”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, Hoxha kërkoi që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se Kosova është plotësisht e orientuar drejt integrimit evropian dhe në harmoni me politikat e jashtme të BE-së. Ndërkohë, Sørensen zhvilloi takime edhe me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe me kryeparlamentaren serbe Ana Brnabić, ku në fokus ishte zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …