Bedri Hamza: Veteranët dhe familjet e dëshmorëve do ta kenë respektin dhe mbështetjen që meritojnë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me veteranë, invalidë të luftës, familje dëshmorësh dhe përfaqësues të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, ku premtoi rikthimin e dinjitetit dhe respektit për ta. Hamza tha se çdo takim me kategoritë e luftës i rikujton përgjegjësinë e madhe institucionale dhe morale ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës. “Në mesin e veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të dala nga lufta të UÇK-së, ndjeva edhe një herë peshën e përgjegjësisë që kemi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për Kosovën. Mbrojtja e vlerave të luftës nuk është slogan politik, por obligim moral dhe shtetëror”, deklaroi ai. Ai u zotua se padrejtësitë ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve do të marrin fund, duke premtuar më shumë mbështetje institucionale dhe trajtim të dinjitetshëm për të gjitha kategoritë e dala nga lufta. “Do t’ua rikthejmë dinjitetin, respektin dhe mbështetjen që meritojnë, sepse pa sakrificën e tyre nuk do ta kishim lirinë dhe shtetin që kemi sot”, theksoi Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …