Haga zvarrit sërish vendimin për Thaçin dhe bashkëluftëtarët – drejtësia po kthehet në padrejtësi

Gjykata Speciale në Hagë ka kërkuar edhe 60 ditë shtesë për të shpallur aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke u arsyetuar me “volumin e madh të provave” dhe “kompleksitetin e rastit”. Pas vitesh të tëra procesi, mijëra dokumenteve, qindra dëshmive dhe seancave të panumërta, qytetarët e Kosovës po përballen sërish me shtyrje e paqartësi nga një gjykatë që vazhdon të mbajë peng një nga proceset më të rëndësishme për historinë e luftës së UÇK-së. Në vend se të sjellë drejtësi të shpejtë dhe të paanshme, Haga po krijon përshtypjen e një procesi të pafund, ku çdo afat mund të zgjatet përsëri me një vendim tjetër. Kjo vonesë e re ka ngritur kritika të shumta, pasi shumëkush e sheh si zvarritje të qëllimshme dhe presion psikologjik ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre. Gjykata ka bërë të ditur se data e aktgjykimit do të publikohet vetëm pasi Trupi Gjykues të marrë një vendim final.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …