U mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Në Skenderaj u mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2026, në të cilën morën pjesë Nënkryetari i Komunës z. Fadil Nura së bashku me anëtarët e KKSB-së.

Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe u trajtuan këto pika të rendit të ditës:

1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës

2. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

3. Shqyrtimi i situatës së sigurisë gjatë muajve të fundit

4. Diskutim mbi sigurinë në shkolla dhe rreth tyre

5. Parandalimi i dhunës në familje

6. Siguria në komunikacion

7. Të ndryshme

Mbledhja përfundoi me dakordim për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …