KQZ

Dita e katërt e fushatës, partitë me aktivitete në mbarë vendin

Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka hyrë në ditën e katërt, ndërsa subjektet politike po vazhdojnë me tubime, takime dhe aktivitete elektorale në qytete të ndryshme të Kosovës.

Partitë politike po prezantojnë programet e tyre dhe po kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor.

Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë e shtatë orë dhe do të përfundojë më 7 qershor në orën 06:59, kur hyn në fuqi heshtja zgjedhore. Për organizimin e procesit zgjedhor është miratuar një buxhet prej 10.88 milionë eurosh.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen pas krizës institucionale të shkaktuar nga dështimi i zgjedhjes së presidentit brenda afatit kushtetues, situatë që çoi në shpërndarjen e institucioneve dhe organizimin e një procesi të ri zgjedhor.

Qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit më 7 qershor për të zgjedhur përfaqësuesit e rinj në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …