Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga përfaqësues të institucioneve komunale, subjekteve politike, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Policisë së Kosovës, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë, ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së Dëshmorit të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zejnullah Zejna në fshatin Sojevë të Ferizajt. Aliu ka shkruar në Facebook, se dëshmori Zejnullah Zejna ishte luftëtar sypatrembur që me veprën e tij heroike, me lavdinë e sakrificën që përshkruan emri i tij i ngriti shtatin me gjakun e trimërinë e tij, lirisë së Kosovës.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!
Lavdi Dëshmorit të Kombit, Zejnullah Zejna, thuhet në postimin e kryetarit të Ferizajt, z. Agim Aliu.