Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, përmes një video-mesazhi, duke kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti dhe duke numëruar, sipas tij, dështimet dhe skandalet e mandatit të saj. Lushtaku ka reaguar edhe ndaj deklaratave që lidhen me babanë e tij, Sami Lushtakun, duke theksuar se ai gjithmonë u është përgjigjur institucioneve të drejtësisë kur është ftuar nga organet kompetente. “Sami Lushtaku gjithmonë i është përgjigjur prokurorisë, ndërsa është Albin Kurti ai që ka refuzuar t’i përgjigjet prokurorisë”, ka deklaruar Lushtaku në videon e publikuar. Ai akuzoi përfaqësuesit e pushtetit për, siç tha, standarde të dyfishta në diskursin politik dhe publik. Mjaft me hipokrizi, ju shiteni si engjëj, por për mashtrime edhe djalli ua ka lakmi”, është shprehur ai. Në reagimin e tij, kandidati i PDK-së përmendi edhe premtimet e parealizuara të qeverisë Kurti, duke thënë se përgjegjësia për mosrealizimin e tyre bie mbi ata që kanë ushtruar pushtetin gjatë katër viteve të fundit. Sipas Lushtakut, dështimet në qeverisje nuk mund t’u atribuohen kundërshtarëve politikë, por duhet të marrin përgjegjësi ata që kanë udhëhequr institucionet e vendit dhe kanë dhënë premtime para qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …